/Zhduken dy fëmijë. Shikoni fotot e tyre pasi familja po i kërkon me lot në sy

Zhduken dy fëmijë. Shikoni fotot e tyre pasi familja po i kërkon me lot në sy

2 fëmijë shqiptarë në Gjermani rezultojnë të zhdukur që prej ditës së enjte më 19 Prill.

Sakaq mediat gjermane shkruajnë se fëmijët janë Qëndrim Nimanaj 13 vjeç dhe Leotrim Nimanaj 11 vjeç, me origjinë nga Kosova.

Mësohet se familja e fëmijëve të zhdukur jeton në Leipzig.

Raportohet se 2 të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë. Të paktën kështu ka deklaruar në policia mamaja e tyre.

Ndërkohë autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve, që të japin informacione rreth vendodhjes së dy fëmijëve.