ZGJIDHET SI PERSONAZH I VITIT, FLORI MUMAJESI ‘IA HEQ’ ÇMIMIN VETES: I VETMI QË E MERITON ËSHTË ELVIS NAÇI


ZGJIDHET SI PERSONAZH I VITIT, FLORI MUMAJESI ‘IA HEQ’ ÇMIMIN VETES: I VETMI QË E MERITON ËSHTË ELVIS NAÇI

Kantautori Flori Mumajesi është zgjedhur si Personazhi i Vitit nga Revista Class.
Ndonëse është falenderues ndaj votuesve, Flori “ia ka hequr” vetes këtë çmim duke pohuar se ka vetëm një emër që meritonte të ishte i nominuar dhe fitues: ELVIS NAÇI.

“Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, shkruan kantautori.

Elvisi, së fundmi, përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” bashkë me Ilir Hoxhollin e Sidrit Bejlerin kanë realizuar nisma të jashtëzakonshme që lidhen jo vetëm bamirësinë por shpëtimin e jetëve, duke u shndërruar në misionarë të vërtetë e duke shpërndarë kështu mesazhe kuptimplota anembanë botës, kudo ku ka shqiptarë.