/Zbulohet misteri: Ja pse janë zënë Nora dhe Tuna…

Zbulohet misteri: Ja pse janë zënë Nora dhe Tuna…

Qe tju qartesojme njehere e mire derisa te marrim vesh pse eshte zene Tuna me Noren ketu na keni, duke germuar dhe duke marre vesh te verteten (haha). Por mos u shqetesoni sepse mbi ngjarjen u hodh drite dhe burime prane Blitz.al tregojnë se “molla e sherrit” ka qenë pikërisht fakti se Tuna, në ditëlindjen e vogëlushit Tian kishte ftuar fëmijën jashtëmartese të Robert Berishës dhe nënën e fëmijës, duke bërë kështu që Roberti të acarohej aq shumë sa gjithçka ka përfunduar në sherr midis palëve.

Nga ana tjetër, mediat prej kohësh shkruajnë se Robert Berisha ka një vajzë jashtë martese por kur pyetet në intervista, Roberti kurrë nuk e ka pranuar këtë duke thënë se e gjitha është thjesht një aludim nga dashakeqë.

Megjithatë, të njëjtat burime për Blitz.al tregojnë se fëmija jashtë martese i Robert Berishës nuk është një trill mediatik, përkundrazi, madje nëna e vajzës është një mike e mirë me Tunën ndaj dhe kjo e fundit e ka ftuar në ditëlindjen e të birit të saj.

Por burimet për Blitz.al theksojnë se ajo çka e ka tensinuar edhe më tepër situatën është se ky gjest i Tunës për të ftuar vajzën jashtë martese të Robert Berishës nuk ka ardhur më kot. Vitë më parë, Nora ka festuar një përvjetor ditëlindjeje në të cilin ka ftuar Tunën por gjithashtu edhe ish-bashkëshortin e saj së bashku me të dashurën e tij të re. Thuhet se asokohe ky veprim e “xhindosi” Tunën ndaj dhe kjo e fundit vendosi t’ja kthente me të njëjtën monedhë pikërisht tashmë që për burrë ka vëllain e burrit të Norës