Zbulohet mesazhi kër.cënues i Arben Ndokës për Ramën: Unë në qeIi, ti …


Edi Rama, krahas opozitës që e akuzon përditë për lidhjet me kr.lmin, do të duhet të përballet edhe me mesazhet publike që i vijnë nga të bu.rgosurit, disa prej të cilëve edhe për përfshirje në organizata krl.minale.

Paraditen e së Martës, Altin Avdyli, i konsideruar si një ndër drejtuesve të bandës krl.minale të Shijakut, deklaroi para medias ‘Rroftë Partia Socialiste, rroftë Dako, aty i qaj hallet’.

Kjo thirrje, e realizuar pak para nisjes së seancës në Gjykatën e Apelit për Krl.me të Rënda, nuk është thjesht një mesazh për konsum mediatik-ajo është më shumë një mesazh, drejtuar kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që, nëse nuk i nxjerrin nga burgu, ata do të flasin për lidhjet e tyre me pushtetarë.

Në mënyrë të njëjtë, por pa bujë, mesazhe të ngjashme i ka dërguar nga burgu Edi Ramës edhe Arben Ndoka.

Ish-deputeti i Lezhës, aktualisht i arr.estuar në kuadër të hetimeve për grupin Avdulaj, e konsideron Edi Ramën si përgjegjësin për prangosjen e tij.

Nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, Arben Ndoka ia ka bërë të qartë kryeministrit se, sa më shumë që ai do të qëndrojë në burg, aq më shumë do të shtohen shanset që ish-deputeti të tregojë për lidhjet e Edi Ramës me grupe kr.minale.

Pak javë më parë, Rexhep Rraja, djali i deputeti socialist të Krujës, Rrahman Rraja, me pranga në duar i përcolli një mesazh publik kryetarit të opozitës, Lulzim Basha:

‘Do e shohi Basha se si do të dalë në zgjedhjet në Krujë’, deklaroi para medias djali dhunues i deputetit.

Por, më shumë se sa për Bashën, mesazhi ishte për Edi Ramën, për të cilin familja Rraja dhe vetë djali dhunues, janë angazhuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat për të siguruar vota për Partinë Socialiste./Boldnews.al