Zbulohet kurthl i shërbimeve sekrete greke që do “hidhte në erë” Shqipërinë: Donika Prela pikas në kohë planin famëkeq!


Shërbimet sekrete greke dhe qarqet anti-shqiptare mësohet se kanë pasur një plan për rrëmbimin e trupit të ushtarit grek,i vr-arë nga RENEA shqiptare

Vrasla e ekstremlstit grek, Kostantinos Kaçifa,në Bularat të Gjirokastrës, nga forcat RENEA, ka shkaktuar debate dhe përplasie të forta mes dy vendeve fqinje,duke acaruar së tepërmi dhe marrëdhëniet mes tyre.

Shërbimet sekrete greke dhe qarqet anti-shqiptare mësohet se kanë pasur një plan për rrëmbimin e trupit të ushtarit grek,i vr.arë nga RENEA shqiptare, mesditën e së dielës.Agjenturat greke, në bashkëpunim me qarqet anti-shqiptare në jug të Shqipërisë, kanë nisur zbatimin e planit për të marrë trupin e ekstremlstit, që u v.ra pasi hapi zjarr mbi policinë, për ta çuar në Athinë.

Ky plan do të zbatohej me qëllim për të manipuluar ekspertlzën mjekoligjore të trupit të ushtarit të vr-arë, për ta përshtatur me akuzat e qeverisë greke dhe qarqeve ekstremlste greke, që gjoja Konstantinos Kaçifa u v-ra për flamur.

Duke krijuar një mashtrim të madh, Athina do të shtonte presionin mbi politikën e korruptuar të Tiranës, për të pranuar kërkesat e Greqisë në dëm të Shqipërisë. Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja se pse Prokuroria për Krlmet e Rënda ka shpejtuar për ta sjellë trupin e Konstantinos Kaçifa në Tiranë. Ekspertët e mjekësisë ligjore mund të shkonin edhe në Gjirokastër, por arsyeja se pse e kanë sjellë në Tiranë, duket se lidhet me sigurinë.

‘Zonja e hekurt’ e drejtësisë së re shqiptare, Donika Prela, ka pikasur në kohë kur-thin e grekëve dhe anti-shqiptarëve, duke bërë lëvizjen e duhur. Pas vendimit për të sjellë trupln grekut në Tiranë, Prela ju dha dhe një përgjigje të fortë fqinjëve, teksa tha se hetimet do të kryhen nga pala shqiptare dhe nuk ka pse ndërhyn në këtë çështje asnjë autoritet i huaj.

“Hetimet do kryhen nga pala shqiptare dhe nuk ka pse ndërhyn në këtë çështje asnjë autoritet i huaj. Grekët mund të dërgojnë ekspertët e tyre, të cilët do u lejohet të jenë vetëm në rolin e vëzhguesit, por jo që të kryejnë hetime, të marin në pyetje persona, të nxjerin akte dokumentive etj. Jo kjo është e ndaluar”, thuhej në reagimin e Prokurorisë së Krlmeve të Rënda./Pamfleti