Zbulohet dashuria e madhe djalit të Ardit Gjebreas, nuk është e fejuara e tij Merlin


Jon Gjebrea, djali i vetëm i kantautorit dhe njëkohësisht moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea, prej më shumë se një viti është fejuar me bukuroshen Merlin Haxhiymerin.

Joni publikon vazhdimisht fotografi me të Merlinin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku shfaqen më të dashuruar se kurrë me njërit-tjetrin. Por duket se dashuria më e madhe e tij, nuk është e fejuara, por një tjetër vajzë, motra e tij e vogël Anna, të cilës edhe i ka bërë një dedikim shumë special.

Në profilin e tij në Instagram Joni ka postuar një fotografi të Annës, përbri të cilës ka shkruar fjalët: “Dashuria më e madhe”.