Vogëlushi 10 vjeçar bën gjestin mahnitës, jep për bamirësi për familjet në nevojë kursimet e një viti


Familja i jepte para çdo ditë për të konsumuar ushqime në shkollë, por 10-vjeçari Renato Ruko nga fshati Strum i Roskovecit nuk i ka konsumuar ato por i ka ruajtur.

Për një vit ai ka arritur të mbledhë një shumë prej 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa në kuadër të festave të fundvitit 10-vjeçari ka vendosur që kursimet e tija t’i dhurojë për bamirësi. Ai shprehet se kursimet e tij do ti ndajë në dy pjesë duke ia dhënë dy familjeve të varfra.

Të varfrit në Shqipëri janë të shumtë, por ndihmesa për ta është më shumë nga individët se sa nga shteti. Rasti i 10-vjeçarit Renato Ruko është i veçantë pasi ai ka kursyer parat e ushqimit për të ndihmuar familjet e varfra në këtë prag festash. E sa i përket të varfërve shumë prej tyre do të presin vitin e ri me tavolinat bosh./Shqiptarja