/Vjen në Shqipëri linja ajrore me kosto të ulët, këto janë vendet ku mund të udhëtoni me të

Vjen në Shqipëri linja ajrore me kosto të ulët, këto janë vendet ku mund të udhëtoni me të

Ryanair është linja ajrore më e madhe low-cost në Evropë, e cila tashmë do të vijë edhe në Shqipëri.

Si fillim, ajo do të mundësojë fluturime drejt Polonisë, konkretisht drejt Varshavës dhe Katovicës.

Një kompani irlandeze e themeluar në vitin 1984, Ryanair DAC është e njohur për çmimet e ulëta me të cilat operon, të cilat mund të evidentohet me një kërkim të thjeshtë në Google.

Ajo ka disa nga rrjetet më të mira dhe destinacionet e fluturimeve të saj janë më shumë se 160 destinacione në Evropë dhe Marok. Ndërkohë, ende nuk dihet se sa do të kushtojnë biletat e kësaj linje për në Poloni.