/Vjen dimri i parakohshëm

Vjen dimri i parakohshëm

Stuhia e fuqishme që goditi pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mëngjesin e së martës, pritet që të avancojë drejt verilindjes, duke sjellë me vete shira të rrëmbyer dhe përmbytje në Bregun Lindor, ashtu sikurse dëborë e ngricë. Në kushte të këqija atmosferike pritet që të vijojë edhe jugu i vendit, ku deri më tani kanë humbur je.tën 5 persona.

Sipas asaj që shkruan CNN, rreth 88 persona janë në alertë për shkak të motit dimëror, ndërsa paralajmërime e këshilla ka pasur për ata që banojnë në një zonë të gjerë nga Missouri në Maine. Në St.Louis dëbora ka arritur trashësinë nga 5 deri në 15 centimetra në disa zona dhe reshjet pritet të vijojnë. Edhe vende si Indiana e Ohio, përfshirë Indianapolis dhe Dayton pritet të goditen nga stuhitë e dëborës.

Reshjet e dendura të dëborës, sipas meteorologëve, pritet që të krijojnë probleme nga pjesa qendrore e Appalachians deri në New England, ku trashësia e saj parashikohet të arrijë në 15 centimetra. E njëjta gjë parashikohet edhe për zonën e St.Louis, duke bërë kështu që vendi të preket nga reshjet më të mëdha të dëborës në muajin nëntor, prej dekadash./tvklan.al