/Vittorio Sgarbi tregon detajet e takimit me Ramën

Vittorio Sgarbi tregon detajet e takimit me Ramën

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit Italian, Vittorio Sgarbi, në përfundim të vizitës së tij në Tiranë, e cila u finalizua me një bashkëpunim kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë, ka treguar edhe dhuratën e marrë nga Kryeministri Edi Rama.

Vittorio Sgarbi publikoi në rrjetet sociale edhe një foto ku vërehet qartë dhurata e Kryeministrit për delegacionin italian, duke shprehur edhe konsideratën për të.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është gjithashtu një artist i zoti. Në përfundim të vizitës tonë sot në Tiranë, e cila u finalizua me një bashkëpunim kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë, dhuroi për anëtarët e delegacionit, kravata me akuarel të krijuara prej tij”, shkruan Sgarbi.