/Vinçi po rrëzohej poshtë një kodre,pamjet e frik-shme të shoferit që hidhet në momentin e fundit rënqethëse (VIDEO)

Vinçi po rrëzohej poshtë një kodre,pamjet e frik-shme të shoferit që hidhet në momentin e fundit rënqethëse (VIDEO)

Ky është momenti kur një shofer shpëton veten nga rreziku kur një vinç rrëzohet anash në një rrugë dhe bie poshtë një kodre. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë momentin kur rrëzohet një vinç i madh, i cili ishte i vendosur në mënyrë të pasigurt në një terren të pjerrët në qytetin Shiyan të Kinës.

Ai ngadalë fillon të rrëzohet anash, pasi gjysma tjetër e strukturës ngrihet krejtësisht jashtë terrenit.

Papritmas shoferi i vinçit mund të shihet duke kërcyer nga mbrapa, nga një lartësi, derisa vinçi po merrte anën.

Incidenti thuhet se u shkaktua nga përdorimi i paautorizuar i automjetit të madh.

Pas arratisies së tij, shoferi njoftohet se u dërgua në spital për t’u trajtuar për disa lëndime. /Telegrafi

Video: