(Video)Transport spektakolar, restoranti pesë katësh kalon poshtë urës


Disa ditë më parë banorët e Chongquing, në Kinë janë gjendur përballë një të papriture spektakolare.

Një pallat pesë katësh po spostohej përgjatë Lumit të Kaltër. Mediat lokale shpjegojnë që bëhet fjalë për një restorant lundrues i detyruar të ‘transportohej’ nga autoritetet lokale.

Sipas rregullores së fundit këto tipe restorantesh lundruese duhet të ndalohen sepse janë përgjegjës për ndotjen e lumenjve në Jianjin.

Klientët e këtyre restoranteve hedhin në lumë çdo gjë duke ndotur ujërat e lumenjve.