(VIDEO)Tërmeti godet spitalin, infermieret “harrojnë veten” vetëm për të shpëtuar foshnjat

    0
    147

    Gjatë një tërmeti të fundit në Japoni, një kamerë e sigurisë në një spital të lindjes regjistroi një situatë të pabesueshme. Siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, kur filloi tërmeti, karrocat në të cilat ishin vendosur foshnjat filluan të lëviznin nëpër dhomë dhe kishte një rrezik të madh që edhe të rrokulliseshin.

    Si rezultat, infermieret që ishin aty, menjëherë iu afruan atyre dhe u përpoqën të mbanin sa më shumë foshnje të jetë e mundur, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos lëndohet. Për fat të mirë, asnjë prej fëmijëve në tërmet nuk u lëndua dhe gjithçka përfundoi siç duhet.