Pamjet janë vërtetë të rënda dhe tregojnë momentin kur një ari filloi të sulmojë një person.
Ky i fundit shkoi afër kafshës për të bërë një foto, por përfundoi duke u kafshuar.
Ngjarja është regjistruar në Orissa të Indisë, dhe u desh ndërhyrja e banorëve që 27-vjeçari të shpëtonte.
Por nuk ndodhi e njëjta gjë me ariun, i cili u godit me shkopinj dhe gurë, e për pasojë ngordhi.
Një burrë shihet në video duke rrëmbyer një gur dhe ia hedh mizorisht kafshës, për të siguruar ngordhjen përfundimtare. /k.k/noa.al/