VIDEO/ Zaho në gjurmët e të atit, Rama publikon pikturat e tij


Të pakta janë rastet kur kryeministri Edi Rama ndan diçka nga jeta personale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ndaj edhe këtë herë, kreu i qeverisë ka ‘thyer’ rregullin, pasi ka publikuar djalin e vogël, Zahon, teksa pikturon. Zaho siç duket ka pasion pikturën dhe ndoshta ndjek gjurmët e të atit.

Në videon e postuar në ‘Instagram’ shihet djali i Ramës me një laps me ngjyrë në dorë teksa vizaton disa figura, mes tyre një buburrec. Kujtojmë se Rama ka postuar edhe njëherë tjetër skica të Zahos.