/VIDEO/ Të gjithë po flasin për ‘çmendurinë’, Dembele vrapoi 50 metra për këtë supergol

VIDEO/ Të gjithë po flasin për ‘çmendurinë’, Dembele vrapoi 50 metra për këtë supergol

Pavarësisht disa problemeve disiplinore kohëve të fundit, Ernesto Valverde i besoi vendin e titullarit Ousmane Dembeles.

Sulmuesi anësor e shpërbleu besimin e trajnerit pasi shënoi vetëm pas 7 minutash lojë në duelin ndaj Tottenhamit të vlefshëm për Champions League.

Dembele, i cili u vonua dy orë në stërvitjen e së dielës, ua mbylli gojën kritikëve, duke dhuruar një paraqitje fantastike mbrëmë në “Camp Nou”.

Te momenti i golit, ai shmangi presionin e mesfushës së Tottenhamit dhe shfrytëzoi siç duhet gabimin e Walker-Peters.

Një vrapim i pandalshëm nga ai prej 50 metrash e vendosi atë në zonën e rrez ikshme të “Spurs”, ku më pas ai mposhti Hugo Lloris.