/VIDEO/ Të ëmës po i propozonin për martesë, por 3-vjecari rrëmben gjithë vëmendjen

VIDEO/ Të ëmës po i propozonin për martesë, por 3-vjecari rrëmben gjithë vëmendjen

Një djalë 3-vjeçar ka rrëmbyer gjithë vëmendjen kur nënës së tij po i propozonte i dashuri për martesë, duke ulur pantallonat dhe urinuar.

Kevin Przytula iu ul në gjunjë të dashurës së tij Allyssa Anter, të shtunën në Bay City, Michigan.

Pikërisht kur 33-vjeçari u ul në gjunjë dhe priste përgjigjen e së dashurës, Anter nuk mund të duronte.

Në video shihet Allyssa duke i thënë “po” me gëzim propozimit dhe çifti i lumtur përqafohet, pa qenë të vetëdijshëm se pas tyre Owen po bënte çiçin.

Vajza 11-vjeçare e Pryztula, Kayleigh ishte duke bërë video dhe nuk mund të mbante të qeshurën.

Iu deshën disa sekonda të sapo-fejuarve që të vinin re djalin përpara statujës së Bay City’s Ring of Friendship.

https://youtu.be/MsU-AbchE4M