Video/Strakosha ne super forme,habit lacialt me pritjen fantastike


Strakosha ishte fantastik në fitoren e thellë 4-1 të Lazios ndaj SPAL. Gardiani kuqezi nuk ka pasur shumë punë në këtë sfidë, por në momentin që u desh që ai të kontribuonte, ai ishte i gatshëm të bënte mrekullinë.

Tek goli i Antenucit në minutën e 28’ ishte i pafajshëm dhe nuk mund të bënte asgjë, pasi distanca ishte shumë e afërt dhe kundërshtari ishte ngjitur me të. Por Strakosha vetëm pak minuta më parë, bëri një super pritje ndaj Molise, teksa u zgjat në limite dhe grushtoi për në goditje këndi, vetëm me një dorë.

Në ditët e fundit Strakosha ishte kritikuar shumë për paraqitjet, por duket se sot ua mbylli gojën të gjithë kritikëve. Edhe nota për të ishte e 6.5: “Nuk mund të bënte gjë tek goli i Antenuçit, por ishte vendimtar dhe fantastik tek goditja e Molise. Në pjesën e mbetur të lojës, më shumë është me “pushime”.

Lacio fitoi bindshëm me shifrat 4-1 ndaj SPAL-it, dhe ky trepikësh e ndihmoi të ngjitej në kuotën e 21 pikëve, dhe tashmë e sheh veten në vendin e katërt.