Video/Reperi shqiptar i bën dhuratën që çdokush do e dëshironte të vëllait, ai shpërthen në lot sapo e shikon

    0
    113

    Ditën e sotme, vëllai i reperit të njohur Gjiko, Arbër Gjikolli, feston ditëlindjen dhe reperi i ka bërë atij një super surprizë. Nëpërmjet disa videove që ka publikuar në Instastory, Gjiko u ka treguar fansave të gjithë surprizën dhe reagimin e të vëllait kur ai ka parë dhuratën e tij luksoze.

    Gjiko ka publikuar momentin kur ka shkuar të marri dhuratën, një makinë të tipit “BMW M4 competition 2018”, ngjyrë blu, kilometrazh 0. Më pas, ai ka dokumentuar momentin kur bashkë me miqtë e tij i ka lidhur sytë të vëllait dhe teksa e çon përpara makinës, i ka dhënë atij çelsat.

    Kur ka parë makinën, Arbëri nuk e ka besuar dhe është habitur e emocionuar aq shumë, saqë nuk i ka përmbajtur dot lotët dhe e ka përqafuar vëllain e tij. Më poshtë mund të shikoni këtë moment kur Gjiko i jep dhuratën luksoze të vëllait.