/Video/Njihuni me piramidat ilire të Bosnjes, që besohet se janë më të vjetra se ato të Egjiptit

Video/Njihuni me piramidat ilire të Bosnjes, që besohet se janë më të vjetra se ato të Egjiptit

Në vitin 2005, arkeologu amerikano-bosnjak, Semir Osmanagiç, bëri një zbulim që shkaktoi mjaft zhurmë në rrethet e historianëve dhe ekspertëve. Në Visoko të Bosnjes, ai vërtetoi dyshimet e tij të vjetra:disa kodra të rregullta, janë në fakt piramidat më të vjetra të ndërtuara nga njeriu. Osmanagiç thotë se materiali që është gjetur në to, është shumë i veçantë dhe i vjetër. Ai supozon se piramidat, ku më kryesorja është ajo e Diellit, 220 metra e lartë, janë ndërtuar para 12 mijë vjetësh nga ilirët.

Pra shumë më herët nga piramidat e famshme të Egjiptit. Kjo pasi ilirët, paraardhëasit e shqiptarëve të sotëm, dihet se kanë populluar pjesën dërrmuese të Ballkanit Perëndimor, përpara dyndjeve sllave në shekujt V-VI të Erës Sonë.

Shumë historianë, sidomos egjiptologët, kanë nxituar ta hedhin poshtë si qesharake këtë teori. Sipas tyre këto struktura, janë formuar rastësisht nga proceset e gjata gjeologjike. Megjithatë, asnjë gjeolog nuk ka arritur të shpjegojë rregullsinë e strukturës disa tuneleve që gjenden brenda tyre. Apo edhe disa sferave gjigante prej guri, me një rrumbullakësi tepër të saktë, për të qenë të skalitura nga natyra.