/VIDEO/ Në Spanjë i bëjnë jehonë momentit kur Xhaka i ‘zhduk’ topin Gareth Bales

VIDEO/ Në Spanjë i bëjnë jehonë momentit kur Xhaka i ‘zhduk’ topin Gareth Bales

Prania e Gareth Bale i ka dhënë më shumë vëmendje mediatike ndërkombëtare miqësores së të martës mbrëma, luajtur në “Elbasan Arena”, mes Shqipërisë dhe Uellsit, e fituar nga kuqezinjtë tanë, 1-0, falë golit me penallti të Bekim Balajt.

Kështu ka bërë edhe sportivja spanjolle, pranë Real Madridit, “AS”, e cila ka publikuar një video, që i referohet një momenti nga ndeshja në fjalë, ku Taulant Xhaka turpëron Gareth Bale, sipas saj, duke ia “zhdukur topin”.

“Bale, më shumë Bale se kurrë: veprimi që e turpëroi yllin e Uellsit”, është titulli i video-shkrimit, që shoqërohet edhe me një sqarim të shkurtër: “Shumë tifozë të Uellsit kanë treguar pakënaqësi me yllin e tyre të nivelit të lartë, pasi e kanë parë këtë video të miqësores kundër Shqipërisë, ku Taulant Xhaka “ia zhduk” topin atij”.