VIDEO/ Goli në sekondat e fundit, shikoni festimin e çmendur i Klop


Skuadra e Liverpulit arriti që të fitonte përballë Evertonit në një ndeshje dramatike. “The Reds” të drejtuar nga Jyrgen Klop arritën që të fitonin vetëm falë një goli të shënuar nga “i harruari” Origi në minutën e 96-të.

Ndërsa ky gol çoi në festë të gjithë stadiumin “Anfilld” nuk mund të mungonte dhe festimi “i çmendur” i trajnerit gjerman. Ai për një moment i harroi fare rregullat dhe futet në fushë teksa shikohet që vrapon si “i çmendur” nëpër fushë dhe shkon te portieri Alison.

Më poshtë keni dhe videon: