/VIDEO/ Godet sërish Noizy, publikon këngën e re ‘Gango’ me reperin e njohur grek

VIDEO/ Godet sërish Noizy, publikon këngën e re ‘Gango’ me reperin e njohur grek

Noizy nuk di të ndalet. Reperi më i kërkuar shqiptar është rikthyer sërish fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar, këtë herë me një tjetër bashkëpunim që po bën zhurmë.

Bëhet fjalë për reperin e njohur grek Snik, i cili është një ndër më të pëlqyeri në mesin e këngëtarëve të fqinjit tonë jugor.

Ata të dy bashkë kanë publikuar së fundmi këngën më të re të titulluar “Gango”.

Sikurse është mësuar deri tani, ka qenë pikërisht reperi grek, ai që i ka kërkuar Noizyt të bëjnë një bashkëpunim.

Pas vetëm 24 orëve nga publikimi i saj, kënga “Gango”, e shoqëruar edhe me një videoklip, që shfaq jetën luksoze të dy reperëve, është pëlqyer nga publiku dhe ka koleksionuar deri tani rreth 600 mijë shikime në kanalin You Tube.

Ju kujtojmë që Noizy është pa diskutim një nga reperët më aktivë shqiptarë, i cili numëron një numër të madh hitesh, të cilat e kanë shndërruar atë në më të preferuarin e shqiptarëve, por jo vetëm, pasi ai numëron jashtëzakonisht shumë koncerte edhe jashtë vendit në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Itali, Austri, Suedi, Maqedoni dhe Greqi.