Video/ Gjuajtja e çuditshme e Martinez po bën xhiron e rrjetit


Atlanta United mposhti të dielën në mbrëmje New York City me rezultatin 3-1, por e gjithë vëmendja ishte tek sulmuesi venezuelian Josef Martinez pasi shënoi dy gola. Martinez ishte autori i penalltisë që e çoi rezultatin 2-0, por ajo që e bëri të veçantë ishte fakti që 25-vjeçari e ekzekutoi në mënyrë të çuditshme.

Ndërsa po shkonte drejt topit, Martinez hidhet në ajër për të hequr të gjithë vrullin nga ecja e tij para se të godasë me këmbën e djathtë, duke mashtruar portierin e New York City, Sean Johnson i cili u hodh në anën e gabuar.