/Video/Gjesti i portierit rumun në Angli po ‘çmend’ rrjetin

Video/Gjesti i portierit rumun në Angli po ‘çmend’ rrjetin

Një portier në Angli, në kategorinë e dytë apo Chapionship ka bërë një gjest që do të mbahet mend gjatë. Ish-portieri i Manchester City, Costel Pantilimon, i cili tashmë mbron portën e Nottingham Forest ka bërë një hedhje edhe pse topi kishte dalë jashtë pak më parë.

Ishte Stoke që po sulmonte dhe në zonë u krijua një rrëmujë totale, por në fund topi përfundon jashtë fushë. “Gardiani” 31-vjeçar në këtë moment bën hedhjen e pakuptimtë që ka marrë miliona klikime në rrjet, po ashtu edhe shumë komente negative.

Nottingham Forest nuk ka marrë më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj ish-skuadrës së Xherdan Shaqirit, Stoke City në përballjen e së shtunës së kaluar në kuadër të Championship për javën e 17-të.