Video e rrallë: Ja si Noizy e rreh një djalë që e ofendoi


E kemi parë Noizyn në fillimet e tij teksa ushtronte ndeshjet e rrugës ‘Street fighter’ ndërkohë që më pas jeta e tij mori tjetër drejtim duke u angazhuar me muzikën.

Sot ai është një ndër reperat më të njohur dhe më të pëlqyer por kjo nuk do të thotë se e ka të vështirë t’i rikthehet zanatit të vjetër nëse dikush e prek në pikë të dobët.

Në këtë video amatore, Noizy dallon tek rreh një djalë pasi sipas tij ai e ka ofenduar rëndë.

Ka qenë vetë reperi i ‘Midis Tirone’ që i ka vajtur ‘midis lokalit’ djalit në fjalë dhe e ka qëlluar disa herë si ndëshkim për ofendimin që ka bërë ndaj tij. /intv.al/