/Video/ Devis Xherahu “rrëzohet” nga karrigia

Video/ Devis Xherahu “rrëzohet” nga karrigia

Një karrige që kërcet pak, është kurthi ku bie këtë javë këngëtari Devis Xherahu në emisionin “Dikush” në “Gsh.al”. Ai ndeshet disa herë gjatë episodit me sy me prezantuesen Anilda Kaçaçi gjë që e bind se me karrigen ka diçka nuk shkon. Sipas një skenari, ndërpritet emisioni dhe në studio futet një teknik, pa mjetet e punës me vete.

Përpiqet të rregullojë diçka, ndërsa prezantuesja tjetër Keisi Shtëpani tregohet e gatshme të ndërrojë karrigen me Devisin.
Ai përfshihet në gjithë këtë rrëmujë, derisa në fund i thuhet se ishte shaka.

Për realizmin e kësaj skene, ndihmoi një i ri, me dëshirën për t’u marrë me regji, Kristi Dushi. Në videon e plotë, postuar në “Youtube” të “Gsh.al” shihet mimika e Devisit, i shqetësuar për çfarë po ndodh.