/Video/ Boksieri me famë botërore sulmoi autobusin e rivalit, por kush ishte shqiptari brenda mjetit

Video/ Boksieri me famë botërore sulmoi autobusin e rivalit, por kush ishte shqiptari brenda mjetit

Kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë UFC , Conor Mc Gregor shkaktoi një skandal duke sulmuar një autobus në Barclay Center në Brooklyn. Irlandezi së bashku me 20 shokë të tij godtën me shkallë autobusin ku ndodhej rivali i tij i ardhshëm Khabib Nurmagomedov.

Gjesti i ka kushtuar arrestimin nga Policia e Neë Yorkut, por që është liruar nga pasi ka paguar rreth 50 mijë dollarë për të qenë i lirë.

Por në videon e publikuar nga UFC, shihet se në autobus ndodhej edhe sportisti shqiptar Ilir Latifi.

Latifi gjithashtu është edhe pjesë e UFC dhe ka spikatur me fitoret e tij dhe ka qenë në autobus kur mjeti është sulmuar. Ai nuk ka marrë ndonjë lëndim nga sulmi i kryer.