Video/Berisha bën pritjen e sezonit, Atalanta rigjen ‘makthin’ e sulmuesve


Etrit Berisha ka rifituar sërish besimin e trajnerit dhe tashmë është kthyer titullar tek Atalanta. Shpërblimi për trajnerin ka qenë një paraqitje fantastike, me një pritje e cila është vlerësuar si më e mira e javës.

Në sfidën ndaj Bolognas, Berisha ishte fantastik dhe ruajti me disa pritje mjaft të vështira fitoren e bluzinjve. Ajo ndërhyrje fantastike ndaj Palacios rezultoi vendimtare pasi më pas Bolonja nuk krijoi me raste të tjera dhe Atalanta doli me tri pikë nga fusha e lojës, duke bërë hapin e radhës në renditje.

Për këtë paraqitje, të gjithë mediat kryesore italiane i kanë dhënë notën më të lart të ndeshjes Berishës, duke e shpallur lojtarin vendimtar të kësaj sfide. Portieri shqiptar është vlerësuar me 7 nga “La Gazzetta Dello Sport”, “Tuttosport” dhe “Corriere Dello Sport”, ndërsa “L’ Eco Di Bergamo” i ka vënë 7,5.

Kuptohet që me paraqitje të tilla, të gjithë parashikojnë që Berisha të vazhdojë të mbetet titullar te Atalanta, ku muajt e fundit ishte vënë në diskutim edhe vazhdimësia e tij në këtë klub. Edhe Strakosha është i paralajmëruar…