/Video/ Bëri xhiron e botës. Juventus mund Romën, por Ronaldo shikon…

Video/ Bëri xhiron e botës. Juventus mund Romën, por Ronaldo shikon…

Një gol i Mario Mandzukic i mjaftoi Juventusit për të mposhtur Romën, duke konsoliduar kështu vendin e parë në Seria A.

Megjithatë, episodi që bëri bujë ishte rasti te goli i dytë, me Douglas Costa që shënoi por u anulua për pozicion jashtë loje. Gjyqtari Masa shkoi të shikonte rastin e përsëritur në ekranin e vogël të VAR, çka ngjalli interesin edhe të Cristiano Ronaldos.

Portugezi iu afrua ekranit të VAR, diçka që bëri xhiron e botës.

https://youtu.be/sDvhBhMLciA