VIDEO +18/ E qëlluan turqit? Dalin detajet tronditëse nga rrëzimi i avionit grek


Rrëzimi i avionit luftarak “Mirage 2000-5” të flotës ajrore greke ka ngritur në këmbë ushtrinë helene në Egje, të cilët po kërkojnë për trupin e pilotit që është ende i humbur, ndërsa janë duke hetuar edhe për shkaqet e vërteta të rrëzimit

Mediet turke nxituan të raportojnë se aksidenti nuk kishte të bënte me ndonjë sulm nga avionët apo anijet turke në zonë, ndërsa grekët theksojnë faktin se avionët ishin shumë ulët dhe kjo mund të ketë sjellë aksidentin.

“Avionët po fluturonin në 800-900 metër lartësi dhe kjo cilësohet problematike për pilotët që fluturojnë në Egje sepse avioni futet në një vorbull ajri të ngrohtë, një fenomen tipik për këtë det duke bërë që të humbasë ekuilibrin. Me shumë mundësi, piloti nuk ka mundur të reagojë në kohë për shkak të lartësisë së ulët”, raporton Zougla.gr, duke iu referuar burimeve ushtarake.

Aksidenti ndodhi në orën 12:15 me orën lokale, kur dy avionë ishin duke u përgatitur për t’u ulur në bazën e tyre në ishullin Skiros, kur papritur njëri prej tyre, pikërisht lideri i misionit u zhduk nga radarët duke rënë në det, raporton Albeu.com.

Në zonë janë duke patrulluar mjaft anije dhe helikopterë shpëtimi me qëllim lokalizimin dhe rekuperimin e trupit të pilotit, i cili është shpallur i humbur.

Për herë të fundit, një aksident me avionë në Mesdhe kishte ndodhur një vit më parë ku një avion italian u rrëzua gjatë një show në ajër.