/Vetëm 17 vjeç e me baluke, nuk keni për ta njohur Noizyn me këtë ndryshim drastik

Vetëm 17 vjeç e me baluke, nuk keni për ta njohur Noizyn me këtë ndryshim drastik

Noizy është një nga reperët më të njohur shqiptarë, i cili numëron një numër të madh hitesh në tregun muzikor vendas dhe është një nga më të ndjekurit në rrjetet sociale.

Mesa duket reperi është bërë melankolik, pasi ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram që daton që prej vitit 2003, kohë në të cilën reperi akoma nuk ishte bërë i famshëm.

I veshur me një bluzë blu, Noizy mban me dorë zinxhirin në qafë, ndërkohë që në sy kanë rënë baluket e tij, që ishin një tipar i dallueshëm i atyre viteve. “2003, nuk jeni gati për baluken akoma”, ka shkruar Noizy përbri kësaj fotoje, që ka sjellë reagimin e shumë ndjekësve nëpër komente.