Vetëm 13-vjeç, këngëtarja shqiptare ngre në këmbë 40 mijë francezë me zërin e saj


Erza Muqolli, 13-vjeçarja shqiptare që ka fituar zemrat e publikut po korr një sukses të madh që pas performancës së saj në Accor Hotel Arena. Ajo është cilësuar si një ndër vogëlushet më të talentuara dhe së fundmi përsëri ka marr vëmendjen e të gjithëve me zërin e saj.

Erza ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019, një nga koncertet më të mëdha verore që zhvillohet në Francë dhe ka mahnitur 40 mijë të pranishmit teksa këndoi këngën e famshme “Back to Black”.

Teksa Erza është ngjitur në skenë të gjithë të pranishmit kanë duartrokitur dhe janë kënaqur pa masë me performancën e saj.