/Vërtet nuk e dini pse Sandër Lleshi është ministri i ri në kohën e duhur?!

Vërtet nuk e dini pse Sandër Lleshi është ministri i ri në kohën e duhur?!

Nga Anri Bala

Petrit Vasali, ky lehës i përhershëm dhe i papërgjegjshëm, sot ka nisur lehjen e radhës e të frikësuarve, duke mos e kuptuar se ministri i ri, gjeneral Sandër Lleshi, është vendosur aty për të qenë Ministër i Brendshëm dhe jo kriminel i brendshëm si ato të pushtetit të Ilir Metës dhe Sali Berishës, tre prej të cilëve as që e dinin se çfarë funksioni kishin.

Si plak i menderosur që është, na vjen keq për sklerozën e rëndë që e ka kapur, prej së cilës deliron dhe fantazon, se kjo sëmundje ka prekur gjithë shqiptarët, ndaj për ta kthyer sadopak në vetëdije, që mos t’i shkarravisi muret e azilit të ulokëve pompozitë me pëgërjen e tij, po i themi për ta kujtuar se:

Nuk janë harruar kohët, kur krimi dhe vrasja kishin uzurpuar vendin dhe ku Shqipëria kishte formuar shtetin e katërt, atë të drogës, ku qytetarët vriteshin në rrugë me lejen e ministrit të Brendshëm, në mbrojtje të “Kullës së barit” dhe bllokut të kuq.

Nuk janë harruar kohët e “arta” të shtetit tuaj, ku Ministri i Brendshëm duhet të merrte vizë për tu futur në shtetin e krijuar rishtas të narkotrafikut, ku strehoshin të gjithë të kërkuarit dhe inkriminuarit e Shqipërisë, apo miqtë tuaj.

Nuk është harruar koha politike e juaja, kur vidhnit e grabisnit me letra dhe bejte dhe as që u thoshte njeri “plaç”.

Si mundet të harrojmë ne “kohën tuaj të artë” të antishtetit, kur rrugët gëlonin nga polic, që nuk dinin dallimin mes gërmës “Xh” dhe “Zh” në emrin e Xhelalit, ku populli i “revoltuar” pse paguante energjinë, rrethonte nënstacione elektrike, sikur të ishin pronar dhe policia bënte sehir?!

S’mund të harrojmë “kohën tuaj të çmëndurisë”, kur të mërziturit arrinin e rrëzonin shtylla tensioni me shpërthime tritoli, ku u donte qejfi dhe kurrë nuk u ndalua njeri, ku toka tjetërsohej vetëm me një tabelë “Tokë e Xanun” dhe policia e kishte marrë urdhërin?!

Vërtet mendon se qytetarët harrojnë kaq shpejt policinë tuaj?! Vërtet guxon të thuash se kishte Ministri të Brendshëm apo polici kur qeverisnit ju… bllokistët, apo kishte delenxhinjë, që bashkëjetonin me krimin për vota dhe para?!

Ky ka qenë posti i Ministrit të dikurshëm që të gjitha i kishte… vetëm ministër nuk kishte. Kurse sot, Vasali me shokë, se kupton se Saimir Tahiri që u akuzua me intriga telefonash trafikantësh, që ka një kontribut të veçantë për ndryshimin e faqes së policisë, Xhafaj që ekzekutoi agronomët lazaratas të hashashit, që u shpërndan nëpër Shqipëri, duke menduar se mund të fitonin terren me policinë e re, e deri tek gjeneral Sandër Lleshi, që erdhi për të dërguar para drejtësisë të gjithë politikanët, prokurorët, gjyqtarët që bashkëpunuan në krimin politik, për të ngritur saraje dhe pushtet me gjakun dhe djersën e fakir fukarenjëve, nuk kanë si të krahësohen me ministra imagjinar të kohës së shtetit të dhunuar.

A e di pse erdhi tani Sandër Lleshi?! Për të qenë gati, sepse disa ushtarë, që i’u kanë shpëtuar nga kthetrat e ligjit, e kanë mbarur kontrollin e dytë të Vetingut (KPP) dhe tani i pret vetëm banga e të akuzuarve bashkë me ju, që i mbyllët hesapet papaguar e pa i bërë mirë llogarit, se vjen kjo ditë.

Sandër Lleshi është aty, sepse të gjithë politikanëve që do u vërtetohet hajdutëria dhe krimi, do shkojnë pas hekurave! Sandër Lleshi është aty, sepse është i “papërlyer”, se pështyma e gojës tuaj të ndyrë nuk e ngjit gëlbazën e shpifjes duke i’u hequr alibin e hakmarrjes ndaj jush në emër të… askujt. Sandër Lleshi është aty, që ju vasal gojë përdal, të ju kujtoi se nuk është si ju dhe as armiku juaj.

Nuk është as dhëndër i anëtarit të komitetit qëndror të Enver Hoshës, as ish hetues që sekretari i byrosë e bëri gjyqtar e prokuror krejt papritur, megjithëse kishin gjykuar, dënuar dhe pushkatuar dhjetra të pafajshëm, për ta përdorur sipas qejfit, duke i nxjerr kartonin e kuq të bashkëpuntorit, kur vetë ka qenë baba dhe ju bijtë e poshtër të sistemit, që ju rriti, ju edukoi dhe ju transformoi si mutacioni më i përçudnuar i këtij vendi.

Sandër Lleshi është aty për ju të gjithë, që jargaviteni e përpëliteni nga tmerri që iu ka zënë prej tij, sepse nuk ka qenë dhe nuk është kurrë miku juaj dhe as soji i juaj. Sandër Lleshi nuk është ushtari i askujt, por “oficer madhor” i ushtrisë… së policisë që duam.

Flisni, hani e qani, por do t’iu shikojmë shumë shpejt si llogaridhënës të vërtet të krimit para drejtësisë dhe dalëngadalë dhe ju vetë përfundimisht do nxirrni shkumb nga goja, për krimet tuaja në kurriz të popullit, që e kthyet në viktimë.

Pështyni, pështyni lartë, e lodhuni për ta fshirë surratin nga pështyma juaj, që i’u bie përsëri në fytyrë, e ju se shikoni se është blozë, e bloza që villni nuk pastrohet, ju sterros më keq, deri sa të mbyten nga lodhja e gulçimave./Ekskluzive.al