/Vendimi i taksës menjëherë në fuqi, bllokohen në kufi kamionët serb

Vendimi i taksës menjëherë në fuqi, bllokohen në kufi kamionët serb

Dogana e Kosovës nuk ka pranuar sot asnjë kamion me mallra nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Duket se vendimi ekst.rem i qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën doganore 100% për dy vendet ka hyrë menjëherë në zbatim.

Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga zëdhënësi i Doganës, Adratik Stavileci.

“Që nga dje pasdite e deri më tani nuk ka pasur asnjë hyrje të kamionëve me produkte të Serbisë në Doganën e Kosovës”, ka thënë ai për Lajmi.et.

Ndërsa ditën e djeshme në doganën e Kosovë su kthyen mbrapsht 20 kamionë nga Serbia.

Të mërkurën Qeverisë së Kosovës rriti në 100 për qind taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.