/“VELLAU ESHTE SI SHKJAU”JA CFARE THOTE PATRISI PER VELLAIN E TIJ ROBERT BERISHA

“VELLAU ESHTE SI SHKJAU”JA CFARE THOTE PATRISI PER VELLAIN E TIJ ROBERT BERISHA

Bëri bujë deklarata e Robert Berishës para disa muajve ku u shpreh se Tunën as nuk do ta takojë dhe nuk shkon në asnjë ditëlindje të familjes për shkak të saj. Në media është komentuar gjatë sherri mes Tunës dhe Robertit, ndërkohë që vëllai i tij Patrisi deri më sot kishte qëndruar i heshtur.

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Patrisi ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje duke u shprehur se njerëzit janë shumë kurioz, por secili duhet të shohë punën e tij.

Secili njeri ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimin për dikë. Ne e kemi një thënie në Kosovë ‘Heta i shikon punët e veta’ kështu që secili duhet të shohë punën e vetë, shtëpinë e vetë, gruan e vetë. Unë shoh gruan time. Nuk bie pre e mediave, as e portaleve. Jam shumë krenar për Tunën që ka ditur të menaxhojë situata të tilla, sulmet nga mediat dhe në asnjë moment nuk e ka humbur përqendrimin si nënë dhe punën e palodhshme që bën në karrierë.

Ne themi me shaka ‘Vëllau si shkjau’ kur do ta nënçmosh serbin, i themi shkjau dhe e kemi me shaka këtë. Vëllai ka vendin e vetë, gruaja vendin e vetë.Unë kam familjen time, për mua me rëndësishme është gruaja dhe djali im se çdo gjë tjetër në botë.Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndësishëm në jetën time,me gjithë respektin për të gjithë familjarët”,u shpreh Patrisi.I pyetur nëse mund të hidhet pas krahëve ky sherr mes tyre, Patrisi u përgjigj:“Ne nuk jemi në luftë.Çdo cudi ndodh tre ditë.Shpresoj që kjo të përmbyllet dhe të harrohet”.