/Vdekja e tmerrshme e 3 vjeçarit në kopësht, nëndrejtori i spitalit zbulon të vërtetën e rëndë: Erdhi…

Vdekja e tmerrshme e 3 vjeçarit në kopësht, nëndrejtori i spitalit zbulon të vërtetën e rëndë: Erdhi…

Fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension.

Kështu tha nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja për ngjarjen tragjike te sotme ku humbi jetën fëmija 3-vjeçar.

“Fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension. Iu dha ndihma nga mjekët kardiologë. U lajmërua urgjenca, por fëmija humbi jetën rrugës. Është ngritur grup pune për të verifikuar shkakun. S’mund të themi asgjë deri në fund të hetimeve.”

Fëmija 3-vjeçar, ka shfaqur të vjella teksa ndodhej në një kopsht privat në lagjen numër 4 të Durrësit. Ai është dërguar në Poliklinikën e Specialiteteve dhe nga aty drejt Urgjencës se Pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë.