/Vazot për shortin e europianit, Shqipëria në një grup me Kosovën dhe Serbinë?

Vazot për shortin e europianit, Shqipëria në një grup me Kosovën dhe Serbinë?

Pasi u mësua ndarja e ekipeve në Ligën e Kombeve, tashmë janë ndarë dhe vazot për shortin e Europianit që do mbahet në vitin 2020.

Kombëtarja shqiptare bën pjesë në vazon e katërt nga gjashtë vazo që janë gjithsej.

Ajo që bën çudi është fakti se mund të përballemi me Kosovën, që bën pjesë ne vazon e 5-të, por edhe me Serbinë që ndodhet në vazon e tretë.

Kualifikueset e “Euro 2020” do të kenë 10 grupe. Rregulli i njohur është që dy ekipet e para kualifikohen direkt.

4 ekipet fituese të Ligës A do kenë grup me 5 ekipe, një rregull i përcaktuar nga UEFA. Të gjitha grupet e tjerë do të jenë me 6 ekipe.

Ja ndarja e grupeve:

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Qipro, Shqipëria, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.

Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.

Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.