Vajza ofendon rëndë të moshuarën në Tiranë, shikoni se si e shanë


Kemi dëgjuar shpesh gjyshërit tanë të ankohen se brezi ynë nuk ka edukatë apo vizion dhe se po rritet me “huqet” më të këqija të shoqërisë shqiptare. Sigurisht, kjo nuk është medoemos e vërtetë, pasi Shqipëria është e bekuar me plot të rinj të kulturuar, inteligjentë dhe të respektueshëm.

Por ky nuk është rasti i një 20- vjeçare, që ka lënë pa fjalë të gjithë pasagjerët e linjës Kombinat-Kinostudio, ditën e sotme.

Rreth orës 9 të mëngjesin, qytetarët që po udhëtonin me linjën kryeqytetase janë bërë dëshmitarë të një ngjarje të shëmtuar që ka lënë të ofenduar shumë burra dhe gra në moshë të thyer. Sipas një qytetari, gjithçka ka nisur pasi një zonjë e moshuar i kërkoi vajzës në fjalë të mbante pakëz qetësi, duke qenë se ndodheshin në një ambient publik. Ka mjaftuar kjo fjali, që vajza të shpërthejë në ofendime banale ndaj zonjës që mund të ishte gjyshja e saj, duke e kërcënuar fillimisht mos t’i ngrinte nervat. Duke shpalosur “edukatën e shkëlqyer” familjare vajza ka filluar të bërtasë në mes të autobusit, duke e sharë.

Në videon që ka mbërritur në redaksinë e “JOQ.al” , mund të dëgjohet se disa nga pasagjerët e quajnë nëpër dhëmbë “kafshë”, por kjo nuk e ka ndalur vajzën të shajë e të ofendojë si të ishte “djalë harram”. Sipas qytetarëve një burrë ka ndërhyrë për t’i kërkuar vajzës të tregonte respekt për moshën e thyer të zonjës që kishte përballë, por përgjigja e të resë e ka lënë pa fjalë. Ajo ka shpërthyer duke thënë: Kush jam unë eee…mos më ngri nervat, kaq! Mos më trego mua kafshën se t’i q*robt, asaj dhe kush e ka bërë atë”.

Ndërkohë qytetarët kanë mbetur të shokur, duke parë vrëngër të renë për t’i lënë të kuptonte se po kalonte cakun.

E me siguri gjyshja që u ofendua publikisht sot, nga dikush që mund të ishte mbesa e saj, ka ecur dalëngadalë për në shtëpi, duke pyetur veten se çfarë brezi po rrit ky vend…