/Vajza hidhet nga ndërtesa për t’i shpëtuar dhunës së të atit, po lufton me jetën

Vajza hidhet nga ndërtesa për t’i shpëtuar dhunës së të atit, po lufton me jetën

Disa pamje shqetësuese janë publikuar së fundmi në internet, ku tregohet momenti i tmerrshëm kur një vajzë hidhet nga një ndërtesë për t’i shpëtuar dhunës së të atit.

Videoja është filmuar me telefon, dhe shfaq momentin kur vajza 12-vjeçare rrihet brutalisht nga i ati.

Në një moment ai e godet me këpucë në kokë, dhe duke shpresuar se do t’i shpëtoj grushteve dhe shqelmave tjerë, vajza e gjorë vendos të hidhet nga ndërtesa.

Ajo ra në tokë pa ndjenja, ndërsa disa persona i shkuan për të ndihmuar. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Alëar të Indisë.

E gjithë ngjarja raportohet të ketë ndodhur kur babai e kapi të bijën duke biseduar me telefon në tarracë.

12-vjeçarja është duke luftuar me jetën, për shkak të plagëve të shumta. /k.k/noa.al/