Vajza e Niko Peleshit paska fiksim Ardi Daullxhiun? 17 vjeçarja feston ditëlindjen me të


Vajza e Niko Peleshit, Aleksia, ka festuar së fundmi 17 vjetorin e saj e rrethuar nga miqtë e saj më të afërt. Nëpërmjet disa fotove në Instastory, Aleksia ka publikuar një moment nga surpriza e ditëlindjes që i kanë bërë shoqet, ku në sy ka rënë torta e çuditshme e ditëlindjes.

Në mes të tortës ishte vendosur një foto e Ardi Daullxhiut, durrsakut që u bë i famshëm vite më parë në emisionin “Zonë e Lirë” pasi kërkonte një ‘nuse për shtëpi’. “Torta më e çuditshme që kam marrë ndonjëherë por i dua këto 4 idlotet”, ka shkruar Aleksia përbri kësaj fotoje dhe duhet thënë se kjo është një nga torta më të habitshme që kemi parë.