Vajza e Arditit perfundimisht eshte nje “embelsire”


Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë special me vajzën e tij të vogël Anna, e cila  është kthyer në një personazh dhe është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar.

Prezantuesi i ‘E diela Shqiptare’ në profilin e tij në Instagram ndan shumë shpesh momente të ndryshme nga gjërat që Anna bën dhe ka treguar se ajo ka një talent në të kënduar dhe madje mund të themi se është e lindur për skenë, pasi është shumë kreative.

Këtë gjë e tregon postimi më i fundit që Arditi ka bërë në Instagram. Në të shihet Anna duke improvizuar një videoklip për këngën ‘Friends’ së bashku me arushin e saj.

“Eksperimentet e Annës me telefon”, ka shkruar Arditi në përshkrim të videos, e cila është pritur shumë mirë nga ndjekësit e tij.