Ushtarët amerikanë zbarkojnë në ishull dhe bëjnë ‘kërdinë’ me …


Thonë që marinarët të ‘thajnë’ kur bie fjala për puijet.

Përpara se të nisë manovra më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, Trident Juncture, ku merr pjesë edhe Shqipëria, ushtarët amerikanë kanë zbarkuar në Islandë.

Në total 7 mijë ushtarë kanë bërë që në Rejkjavik të mos mbetet asnjë krikëll birrë. Amerikanët e kanë konsumuar të gjithën, duke i lënë vendasit pa pije.

Edhe më herët gjatë Botërorit të Rusisë ishte raportuar se lokalet kanë mbetur pa birrë pasi tifozët ishin shumë të etur.

Stërvitja ushtarake Trident Juncture mbledh në total 50 mijë ushtarë nga 31 vende të ndryshme.

Kjo stërvitje ka acaruar ndjeshëm Rusinë, jo vetëm për shkak se ajo zhvillohet afër saj, por edhe për shkak të tensioneve në rritje mes Moskës dhe Aleancës.