/Unaza e Re, nis prerja e pemëve në Astir

Unaza e Re, nis prerja e pemëve në Astir

Nis prerja e pemëve te Unaza e Re.Teksa banorët janë shprehur të vendosur për të vazhduar protestat e tyre, në zonën e Astirit ka nisur prerja e pemëve.

Mëngjesin e sotëm ka nisur intesivisht puna që i hap rrugë projektit të ri. Në zonë ka prani edhe të forcave të shumta të policisë.

Prej 15 ditësh banorët e Astirit të cilëve do t’u shemben banesat kanë vijuar protestat, ku kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut. Ndërkohë ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri dhe kreu i Bashksië së Tiranës Erion Veliaj u kanë siguruar banorëve të cilët i kanë banesat e tyre pa leje 3 vite qira të paguar.