/UFO në Trekëndëshin e Bermudeve? Ja si qëndron e vërteta

UFO në Trekëndëshin e Bermudeve? Ja si qëndron e vërteta

Trekëndëshi i Bermudeve, i njohur edhe me emrin Trekëndëshi i dreqit, është një regjion me kufij jo të qartë në pjesën perëndimore të Oqeanit atlantik të veriut, ku një numër avionësh dhe anijesh thuhet të jenë zhdukur në rrethana misterioze.

A ka mundësi që sekretet në Trekëndëshin e Bermudeve të kenë të bëjnë me UFO-t? Disa pamje të bëra tani vonë, vejnë në pah disa formacione në formë të UFO-ve.

Sipas marinës së SHBA-së, ky trekëndësh nuk ekziston, prandaj një emër i këtillë nuk pranohet as nga Bordi amerikan i emrave gjeografikë.

Kultura popullore këtij trekëndëshi i ka atribuuar zhdukje serioze, apo një aktiviteti paranormal, a qenieve jashtëtokësore.

Dokumentet bëjnë me dije se një numër i madh i këtyre incidenteve ishin keq të raportuara, apo jo mirë të studiuara.