Uau: Adelina Ismaili kandidate për Presidente të Kosovës


Adelina Ismaili mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.

Së fundmi një video e Adelinës ku flet për Ushtrinë e Kosovës është parë e komentuar aq shumë sa këngëtarja ka mbetur e habitur.

12.322 reagime dhe 927 komente janë bërë në video dhe Adelina pas kësaj ka bërë deklaratën e papritur.

“Waw! Kaq shumë reagime vetëm se tregova një pikëpamje politike. A duhet të kandidoj për Presidente?”, shkruan Adelina në Instagram.