/U turpërova kur vajza ime i kërkoi Ieje doktorit para se ta prekte, por ajo më dha një mësim të vyer ..

U turpërova kur vajza ime i kërkoi Ieje doktorit para se ta prekte, por ajo më dha një mësim të vyer ..

Vajza ime ishte në klasën e parë vitin e kaluar, kur u njoh për herë të parë me konceptin e pëlqimit . E këtë mision duket se e kishte marrë përsipër mësuesja, papara meje. U ndjeva keq, se përse nuk isha unë si mama, ajo që do i kisha thënë shumë gjëra vajzës sime, por pasi e kalova këta, më erdhi mirë që fëmijët njihen që në vegjëli me disa koncepte bazë.

“Ju duhet ta pyesni dikë nëse është në rregull para se ta përqafoni apo puthni” u kishte thënë mësuesja. Në fillim mu duk e çuditshme, sesi kishte rrjedhur biseda në klasë, por më pas ishte vajza ajo që më qartësoi gjithçka.

“Nuk duhet të kemi turp, të ndalojmë që dikush të na prekë apo puthë, kur ne nuk duam”-tha vajza. Ndjeva një lehtësim që fëmijët e sotëm nuk do të quheshin të vrazhdë apo të paedukatë thjesht sepse nuk do të kishin turp të thonin “JO”.Brezi i sotëm nuk do të ndihet keq, vetëm se ruan kufijtë personalë, përkundrazi, do e shohë këtë si gjënë më natyrale në botë. Ky mësim i fuqishëm i hershëm ka filluar të ketë impakt në jetën e vajzës sime dhe unë jam e lumtur për këtë gjë.

Gjatë një vizite rutinë tek mjeku, vajza ime i kërkoi leje pediatrit të saj, para se ta prekte. Ishte krejtësisht e pafajshme tek nxori këto fjalë nga goja “Duhet të kërkosh leje para se të më prekësh.” Ai u përgjigj me qetësi duke thënë: “Ju keni të drejtë. Ju jeni pronarja e trupit tuaj “, dhe më pas vazhdoi vizitën.

U skuqa lehtë, sepse u ndjeva keq. Ishte fëmijëria ime, e shkuara ime, që më kishin mësuar të shqetësohesha për ndjenjat e dikujt tjetër, edhe nëse ndjenjat e mia lëndoheshin. Vajza ime 7-vjeçare nuk kishte asnjë problem duke deklaruar kufijtë e saj, por isha unë ajo që shqetësohesha për pasojat.

Por ajo kishte të drejtë. Unë isha gabim. Në atë moment, e lashë të merrte drejtimin. Ajo më dha një mësim të vyer. Living