/U shpall “non-grata” nga Shqipëria, eurodeputetja qipriote u arrestua në Turqi në 2011

U shpall “non-grata” nga Shqipëria, eurodeputetja qipriote u arrestua në Turqi në 2011

Eurodeputetja, Eleni Theocarus, e quajti titull nderi shpalljen “non-grata” nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë pas retorikes antlshqiptare të shfaqur gjatë rastit të Kacifas, por mesa duket “nderi” që i ka bërë Shqipëria qipriotes është shumë i vogël në krahasim me nderin e disa vendeve të tjera.

Masa drastike e marrë nga shteti ynë, nuk është e para në karrierën 17-vjeçare të saj. 65-vjeçarja u arr.estua nga ushtria turke në vitin 2011, saktësisht në mars, teksa po zhvillonte një vizitë në Qipro në disa ndërtesa fetare. Bashkë me të u vunë në pra.nga edhe tre kolegë të saj.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur eurodeputetja me pikëpamje ekst.remiste, vihet nën akuzë. 6 vite pas kësaj ngjarjeje, në vitin 2017 Azerbajxhani ka lëshuar një arr.est ndërkombëtar për të që ishte mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit. Kërkesa në fakt nuk u pranua nga Interpoli dhe ajo u shpëtoi pra.ngave.

Sipas mediave të huaja, të dyja rastet kanë të bëjnë me deklaratat dhe shfaqjet e saj ekst.remiste. E lindur në vitin 1953 dhe me profesion kirurge, ajo në 2016 doli kandidate e pavarur duke bashkëpunuar hapur me grupet naclonaIiste greko-qipriote.

Eleni Theocarus u shpall non grata nga ministria e Jashtme e Shqipërisë me kërkesë të Ministrisë së Brendshme për deklaratat e saj ekst.remiste për ngjarjen e Kostandinos Kacifas nga forcat RENEA shqiptare. Ajo tha se për këtë gjë do e çojë zërin edhe në parlamentin evropian, ndërsa Shqipërinë e quajti “vend nën regjimin diktatorial të Edi Ramës”.