/U nda me të dashurin dhe i bëri bllok, pendohet përjetë pak ditë më pas

U nda me të dashurin dhe i bëri bllok, pendohet përjetë pak ditë më pas

Pavarësisht se nuk ishin më bashkë, Paula Veyna vajti të kërkonte të dashurin e saj Juan Pablo Irigoyen, i cili humbi pas tërmetit në Meksikë.
19-vjeçari ishte i vetmi person që u gjet nën një ndërtesë të rrëzuar në kryeqytetin e vendit.

Në Facebook u botua historia prekëse.

Vetëm pak ditë më parë Paula dhe Juan Pablo i kishin dhënë fund lidhjes. Menjëherë pas kësaj, Paula e kishte fshirë atë nga rrjetet sociale duke e bllokuar dhe duke mos i dhënë mundësi atij që t’i shkruante askund.

Tërmeti që preku Meksikën vetëm pak ditë më parë dhe la të vdekur dhjetëra persona e të lënduar qindra të tjerë, i mori jetën edhe Juan Pablos.

Paula nuk mundi të mbante veten e saj teksa mësoi lajmin tragjik për vdekjen e personit që ajo dashuronte më shumë.

Pasi pavarësisht gjithçkaje ajo shprehet se dhe kjo zënkë shpresonte se do ishte kalimtare, pasi si çdo çift ishin zënë e ndarë me dhjetëra herë, por ishin bashkuar sërish në 3 vite lidhje.

Paula ka publikuar dhe në profilin e saj një shkrim me titullin “Si ta dija që do ishte hera e fundit” dhe fotot me të.

Asnjëherë mos ua ndërprisni kontaktet njerëzve të dashur, asnjëherë mos ua ktheni shpinën. Do t’i kërkoni, por do të jetë vonë…