U larguan nga festa me taksi të ndryshme, por u kapën mat sërish. Konfirmohet lidhja e aktorit shqiptar


Një prej artistëve të rinj më të komentuar të momentit, aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman, e ka parë veten shpesh edhe në lajmet rozë kohët e fundit. Sipas mediave turke, Yaman dyshohet të ketë nisur një histori dashurie me aktoren bukuroshe Demet Ozdemir, por askush nga të dy nuk ka konfirmuar. Madje, të pyetur së fundi, ata kanë thënë se janë vetëm shokë: “Ju i shkruani këto lajme”, – iu kthye aktori gazetarëve pas pyetjes nëse ka nisur një histori dashurie me Demet Ozdemir.

Demet, muajin e kaluar ishte në qendër të mediave pas ndarjes me të dashurin e saj. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që aktorja po e mban të fshehtë raportin me aktorin e adhuruar të të gjitha vajzave.

https://youtu.be/AwM1aG5Ukv0

Por jo dhe për shumë kohë ama…

Në një prej eventeve ku ishin të ftuar së fundi, dy aktorët përdorën një truk për të mos rënë në sy të mediave, por nuk shpëtuan dot. Të ftuar në ditëlindjen e skenaristes së serialit ku po luajnë së bashku, Can dhe Demet janë parë të kapur prej dore, në momente shumë të afërta me njëri-tjetrin, madje edhe në çaste intime.

Ndërsa pasi dolën, zgjodhën për të marrë taksi të ndryshme, por u takuan sërish më vonë dhe as ky moment nuk u shpëtoi paparacëve. Ky takim nuk la më asnjë dyshim, megjithëse të dy vazhdojnë të mohojnë zërat për një lidhje të mundshme.